CHECK OUT THIS AWESOME PALABEA!

Category: Social Sciences
0 dislikes 1 contacts
Let's palabea about

Bimë Mjekësore

Mid_538864_434994076536632_766927388_n

Adresa: Rruga Hoxha Tahsin - 100 metra mbi Qendren Stefan (mbi Pazarin e ri). Me porosi PRODHOJMË:

1 - Vaj SUZAMI

2 – Vaj LAJTHIE

3 – Vaj ARRE

4 - Vaj të FARËS së ZEZË

Vaji i linit, i shtrydhur me sistemin e ftohtë teknologjik.
Cilat janë cilësitë e tij dhe për çfarë është i dobishëm?

Lini (Linum usitatissimum) mbillet në vjeshtë në tokë të përgatitur mirë, korret në gusht dhe menjëherë mund të fillojë shtrydhja e tij për prodhimin e vajit, i cili ndahet në:
1 - vaj industrial, që prodhohet me sistemin e nxehtë, sepse me këtë sistem rendimenti i përfitimit të vajit është më i madh.
2 – vaj për qëllime mjeksore, i cili shtrydhet me sistemin e ftohtë, max. 37 gradë celsius, me makina speciale të ndërtuara posaçërisht për këtë qëllim.
Sistemi i ftohtë për prodhimin e vajit mjeksor të farëve të linit është i domosdoshëm, sepse vetëm kështu ruhen cilësitë e tij të mrekullueshme kurative.
Pas prodhimit të vajit të linit për qëllime mjeksore, ai detyrimisht duhet ruajtur në frigorifer, në enë qeqi me ngjyrë të errët, sepse drita, ajri dhe temperaturat e larta shkatërrojnë të gjitha vetitë kurative të këtij vaji.
Kjo është edhe arsyeja se përse VAJI I LINIT PËR QËLLIME MJEKSORE prodhohet pak e nga pak, aq sa është nevoja e tregut, gjatë gjithë vitit.
Nëse doni me të vërtet të shfrytëzoni të gjitha vetitë kurative të këtij vaji, sigurohuni që ai është prodhim i freskët dhe i ruajtur në frigorifer.
Përndryshe, cilësitë e munguara janë me pasoja dramatike për shëndetin tuaj!
Doza e nevojshme ditore, e mjaftueshme në çdo rast, është 8-10 gr. vaj lini në 24 orë. Nëse pihet në mëngjes esëll është më mirë.

Kujdes! Për arsye se cilësitë kurative të vajit të linit shkatërrohen menjëherë nga nxehtësia, ai nuk përdoret kurrë për gatim. Vaji i linit konsumohet gjithmonë i gjallë, në sallata ose direkt.

Nga dr. Ivo Tiberio Ginevra

… Vaji i linit është shumë i pasur me Omega 3. Përmban në fakt 60% nga ai që gjindet te peshqit, dhe, acidi Alphalinoleik, pasi transformohet në organizmin tonë në EPA dhe DHA, përbën një ndihmë të vlefshme në dietën moderne.
Me pak fjalë, gjithçka në organizmin tonë shndërrohet në ‘të mirë’ dhe ‘në keqe’, ku të mirë kemi vajin e linit, perimet me gjethe jeshile dhe peshkun (sidomos salmonin, tonin dhe merlucin), ndërsa të ‘keqe’ kemi vajin e lulediellit, të misrit, të arakideve dhe të suzamit.
Ja disa nga cilësitë dhe veprimet e acideve yndyrore Omega 3 dhe efektiviteti i tyre në planin terapeutik (mjekues):
* Yndyrnat që i përkasin të njëjtës klasë të yndyrnave të peshkut (Omega 3), janë të dobishme për funksionimin e mirë të insulinës dhe duket se ofrojnë një mbrojtje të përgjithshme kundër kancerit.
Në mënyrë të veçantë, një veprim antitumoral ushtrojnë kundër tumorit të prostatës.
• Mbrojnë aparatin kardiovaskolar dhe, duke stabilizuar ritmin kardiak (ritmin e zemrës), pakësojnë rrezikun e ripërsëritjes së infarktit.
• Ushtrojnë një veprim antitrombotik (zvogëlojnë rrezikun e trombozës, etj.), pakësojnë bashkimin e pllakëzave dhe njëkohësisht bëjnë vazodilatacion (zgjerim të enëve të gjakut), duke ruajtur elasticitetin e arterieve.
• Luajnë një rol vendimtar në parandalimin e arteriosklerozës.
• Përsosin funksionet e membranës qelizore.
• Omega 3 janë shumë të dobishme për gratë shtatzëna, sepse kontribuojnë në mënyrë vendimtare në formimin e cipës së trurit dhe të retinës (së fëmijës).

- Omega 3, përveç këtyre, ushtrojnë një efekt mirëbërës dhe rekomandohen si mjekim natyral në proceset infiamatore, veçanërisht në astmë, në irritimet e zorrës së trashë, dhe, në dhimbjet e kyçeve (sidomos në artrit reumatik).
- Përmirësojnë simptomat klinike të skizofrenisë dhe të depresionit, duke siguruar edhe veprim parandalues.

- Luftojnë dislipideminë duke ulur trigliceridet.
- Mbrojnë veshkat dhe retrinën
- Rregullojnë edhe nivelin e presionit të lartë të gjakut, duke e kufizuar edhe në vlera brenda normës.
- Përmirësojnë aftësinë për fekondim të meshkujve, duke shtuar lëvizshmërinë e spermatozoideve.
- Veprojnë në parregullsitë e përqendrimit të vëmendjes së fëmijëve, etj., etj.

Një dëshmi interesante për aknet e kuruara me vaj lini:

Duke shetitur në internet dhe, sidomos duke lexuar në sitin amerikan “Acne.org”, është e mundur të gjesh dhjetëra dëshmi pozitive (për vajin e linit).
Disa flasin për efekte kurative të “mrekullueshme”, të tjerë për kurë të “pabesueshme”, thjesht duke përdorur në dietën e tyre dy lugë vaj të farave të linit...

Po cilat janë në të vërtetë cilësitë e këtij vaji?
...kam zbuluar se vaji i farëve të linit është burimi më i pasur i Omega 3, përmban edhe Omega 6 e Omega 9, vitaminë B, potas, lecitinë, magnez, fibra, proteina dhe zink. Përmban afërsisht 50% më shumë acide yndyrore esenciale omega 3, në raport me vajin e mëlçisë së merlucit.
Acidet esenciale omega 3 reduktojnë infiamacionet dhe ndihmojnë për të parandaluar disa sëmundje kronike si infarkti dhe artriti. Përveç kësaj janë shumë të rëndësishme për zvillimin e funksioneve cerebrale të fëmijëve gjatë rritjes.
Përsa i përket problemit që më intereson mua, domethënë aknet, duket se acidet yndyrore esenciale omega 3 ndihmojnë për të kontrolluar prodhimin e androgjeneve, të cilat, ashtu siç kam theksuar në artikujt e mi të mëparshëm, shkaktojnë një prodhim të ekzagjeruar të seborresë...
...Pjesa më e madhe e dëshmitarëve konfirmojnë se kanë arritur rezultate pozitive në:
- përmirësimin e tonit të lëkurës.
- më pak puçra.
- pakësim i skuqjes dhe infiamacionit të lëkurës.
- pamje më e shëndetshme e lëkurës së fytyrës.
- disa dëshmojnë edhe për shërim të plotë.

Them se ia vlen ta provosh.

Për flokët:

Ditën: Vaji i linit shërben për t’iu dhënë shkëlqim flokëve të thatë e të dobësuar. Përdoret duke bërë masazh për disa minuta në rrënjët e flokëve, pastaj e shplajmë me shampo. Rezultati është i garantuar.

Natën: Para se të flemë, me vaj të freskët lini lyejmë me kujdes e pa e tepruar majat dhe rrënjët e flokëve. Vaji thithet menjëherë prej tyre, pa lënë gjurmë e pa i rënduar flokët. Në mëngjes flokët janë të ushqyer në mënyrë perfekte, janë më të plotë dhe brilantë!
Ky trajtim është i përsosur edhe për flokët e dobësuar, të thatë e të dëmtuar nga ndotja e ambientit ose nga shkaqe të tjerë.

Marrë nga: www.erboristeriaedaltro.com

Vaji i linit është i dobishëm për lëkurën e thatë, lëkurën luspore, për psoriazën, për etjen anormale, për kapsllëkun, për gazrat në zorrë dhe në stomak, për sklerozën multipla (sklerozë multiplekse)-duke u këshilluar me mjekun-, për artritin, për reumatizmën, për artritin reumatik, për depresionin.
Ndihmon edhe në sëmundjet degjenerative, në proceset infiamatore dhe në problemet kardiovaskolare (duke u këshilluar me mjekun kurues).
Ndihmon edhe për të eleminuar toksinat nga organizmi.

Acidi alfa linoleik (që e përmban edhe vaji i linit) përmirëson ndjeshëm oksigjenizimin dhe frymëmarrjen e qelizave, lubrifikon enët e gjakut dhe gjithë indet e trupit duke përmirësuar përshkueshmërinë.
Jep energji, përmirëson punën e zorrëve, jep një humor më të kthjellët e më të qetë.
Është thelbësor për imunitetin e për hormonet dhe ka një efekt perfekt antinfiamator.

Përmirëson metabolizmin, ndihmon kundër radikaleve të lira, ndihmon për dizintoksifikim, jep mirëqenie, reagim më të shpejtë, ndihmon për shërim më të shpejtë të plagëve, përmirëson depresionin, ul kolesterolin, i dobishëm në mbipeshë, në kolit, në ulçer, në Diabet (duke u këshilluar me mjekun kurues), forcon sistemin imunitar, ndihmon për të forcuar shikimin, përmirëson astmën, ndihmon për të ulur presionin e lart, përmirëson pjellshmërinë.

Mauro Hartsarich

... Vaji i farëve të linit, në sasinë një lugë gjelle në ditë, është përmirësues i shëndetit të të sëmurit me kancer dhe i atij që do ta parandalojë kancerin. Doktoresha gjermane Johana Budwig ka dokumentuar 1000 e më shumë raste me kancer, të cilët janë zgjidhur me sukses duke përdorur vajin e linit.

... Doktoresha Budwig këmbëngulte (ka vdekur në vitin 2003) se dieta me vaj lini kuron ose parandalon shumë forma tumorale, veçanërisht tumorin në gjoksin e grave dhe tumorin e prostatës. Lista e saj e gjatë vazhdon edhe me sëmundje të tjera degjenerative, përfshirë këtu edhe sëmundjet kardiovaskolare dhe sëmundjet e lëkurës.

Dott. Giuseppe Nacci
Medico Chirurgo
Specialista in Medicina Nucleare

Acidi Alfa-linolenik (Vit. F).

Është një acid yndyror çis-polinsatur i pranishëm në vajin e farëve të linit, të shtrydhur me sistemin e ftohtë. Transformohet në EPA dhe në DHA (yndyrna omega 3) të cilët është vështirë për t’i gjetur në ushqime.
Acidi Alfa-lnoleik (vit. F.) është shumë i efektshëm kundër tumorëve malinj, siç është demonstruar nga Pardini.
Noguchi, në mënyë të veçantë, ka demonstruar që omega 3 përcaktojnë reduktim të masës tumorale...

Vaji i Linit

Çfarë është dhe si prodhohet:

Vaji i Linit prodhohet me shtrydhje nga fara e bimës së linit (Linum usitatissimum L.) në makina të posaçme, me Sistemin e Ftohtë të teknologjisë moderne.
Fara duhet të jetë e pastër biologjikisht.
Vetëm i prodhuar me sistemin e ftohtë të shtrydhjes, pa përdorimin e kimikateve dhe në nxehtësi më pak se 38 gradë celsius, vaji i linit i ruan cilësitë ushqimore e kurative.
Në Shqipëri “Arbëria” është prodhuesi i parë i Vajit të Linit me sistemin e ftohtë. Teknologjia jonë është gjermane, më e mira në botë në këtë fushë.
Prodhuesit më të mëdhenj të farës së linit në Evropë janë Belgjika, Franca dhe Aglia.
Në botë, prodhuesit më të madhenj janë Kanadaja, Argjentina, India, Kina...
Të pafundme janë përdorimet e bimës së linit, të farës e të vajit edhe për qëllime industriale.
Vaji industrial nuk duhet përdorur për ushqim ose për mjekim.

Prodhuesi i Vajit të Linit për ushqim-mjekim duhet të garantojë konsumatorin që Vaji është i Freskët, i Pastër Biologjikisht, pa Konservantë, pa Përzierje të Huaja dhe i Shtrydhur Detyrimisht me Sistemin e Ftohtë.
Vaji i Linit duhet ruajtur në frigorifer (jo në ngrirje) vetëm dhe ekskluzivisht në enë qelqi me ngjyrë të errët, mbyllur me tapë hermetike.
Për të mirën e shëndetit tuaj, Vaji i Linit nuk duhet përdorur më vonë se tre muaj nga dita e prodhimit.
Nëse ndonjë prodhues rekomandon përdorimin pas kësaj date, atëherë ai vaj nuk është natyral, por është trajtuar me konservantë për tu ruajtur nga prishja. Konservantët janë të dëmshëm për shëndetin.

Çfarë përmban:

Vaji i Linit është rezerva më e pasur natyrore me Omega –3 (acid yndyror linolenik). Përmban 54 - 58 %.
Përmban edhe rreth 15 - 16 % Omega-6 (acid yndyror linoleik).
Omega – 3 dhe Omega – 6 quhen shkurt Vitamina F.
Përmban edhe sasi të mira të vitaminës E (17.5 mg/100 g.) dhe lecitinë.
Përmban edhe Vit. B1, B2, proteina, minerale, etj.

Për çfarë është i dobishëm:

Vaji i Linit është i dobishëm kur ke lëkurë të thatë, kur ke lëkurë luspore, kur ke psoriazë dhe ekzemë, kur ke etje anormale, kur vuan nga kapsllëku dhe nga meteorizmi (gazra në rrugët gastro-intestinale).
Vaji i Linit është i dobishëm në artrit, në reumatizëm, në artrit reumatoid.
Përmirëson simptomat klinike në depresion dhe në skizofrení.
Ndihmon në sëmundjet degjenerative, ndihmon në problemet kardiovaskolare (duke u këshilluar me mjekun specialist).
Stabilizon ritmin kardiak, duke pakësuar rrezikun e ripërsëritjes së infarktit.
Ushtron veprim antitrombozë, pakëson bashkimin e pllakëzave sklerotike, shton zgjerimin e enëve të gjakut, mbron elasticitetin e arterieve.
Përsos funksionimin e membranës qelizore.
Është shumë i dobishëm për gratë shtatzëna, sepse kontribuon në mënyrë deçizive në formimin e cipës së trurit dhe të retinës (së syve) te fëmijët (para lindjes).
Ndihmon fëmijët për të shtuar oreksin, për të rritur vullnetin, përqendrimin dhe vëmendjen e tyre.

Ndihmon për të eliminuar toksinat nga organizmi.
Përmirëson në mënyrë të ndjeshme oksigjenizimin e qelizave (duke pakësuar në këtë mënyrë rrezikun e sëmundjeve tumorale), lubrifikon enët e gjakut dhe indet e trupit, duke përmirësuar përshkueshmërinë.

Vaji i linit jep energji dhe përmirëson punën e stomakut dhe të zorrëve, në të gjitha moshat.
Jep humor të mirë dhe qetësi.
Është esencial për forcimin e sistemit imunitar dhe për ekulibrimin hormonal.

Ka një efekt të përsosur anti infiamator, përmirëson metabolizmin, ndihmon kundër radikaleve të lira, dhuron ndjenjë mirëqenieje, jep gjallëri, ndihmon për një shërim më të shpejtë të plagëve, ul ose parandalon kolesterolin.
Është i dobishëm kur je në mbipeshë.
I dobishëm për të kuruar kapsllëkun, kolitin, ulçeran, diabetin (duke u këshilluar edhe me mjekun që të kuron).
Ndihmon për të përmirësuar shikimin dhe astmën.
Ul tennsionin e lartë, përmirëson fekondimin, (sidomos kur problemin e kanë meshkujt, sepse fuqizon spermatozoidet dhe shton lëvizshmërinë e tyre).
Vaji i Linit është i dobishëm për të sëmurët me kancer. Vaji i Linit citohet si një kurë e ëmbël anti-tumorale (Dr. Pelton).
Acidet yndyrore Omega-3 përcaktojnë zvogëlimin e masave tumorale (Dr. Noguchi).
Në veçanti, kanë veprim antitumoral në tumorin e prostatës. (Dr. Ginevra).
Është i dobishëm edhe për ata që duan ta parandalojnë kancerin.

National Cancer Institute (NCL) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka përcaktuar linin si një nga 6 bimët kryesore për t’u studiuar edhe më tej si ushqim parandalues kundër kancerit (CARAGY, A.B., Cancer-preventive foods and ingredients”, Food Technol.)

Veçanërisht për lëkurën:

Vaji i linit është shumë i pasur me Vitaminë F.
Vitamina F. (acidi alfa-linolenik, plus acidi linoleik) është e një rëndësie të veçantë për shëndetin. Ajo siguron përshkueshmërinë normale të indeve të lëkurës dhe në këtë mënyrë mbron orgnet tona të brendshme nga ambienti i jashtëm. Falë kësaj vitamine lëkura jonë është e lëmuar dhe e butë. Mungesa e Vit. F. e bën lëkurën luspore, të thatë, të rrudhur dhe në këtë rast ne nuk jemi të mbrojtur mirë nga ambienti i jashtëm... Etj.

Vitamina E, që e përmban në sasi të mirë Vaji i Linit (17.5 mg./100 g.), është quajtur “vitaminë kundër plakjes”. Është e rëndësishme ta futësh në organizëm gjatë gjithë jetës, por bëhet fondamentale sidomos kur kalon moshën tridhjetë e pesë vjeç.

Kujdes! Para fillimit të përdorimit të brendshëm të Vajit të Linit, është mirë të bëni një provë tolerance të tij në organizmin tuaj, sepse, ashtu si për qumështin, për mjaltin, për vajin e ullirit dhe çdo produkt tjetër natyral, mund të jetë dikush që nuk e toleron mirë në stomak, duke e pirë esëll. Prandaj, pini një lugë kafeje dhe prisni reagimin e stomakut. Nëse ju shqetëson, provoni ta përdorni të shoqëruar me ushqim dhe, nëse sërish ju krijon ndonjë problem çfarëdo, mos e përdorni më. Këshillohuni me ne dhe prisni këshillat tona.

Doza e nevojshme ditore: 5- 6 gr. (dy lugë kafeje). Kjo dozë nuk duhet tejkaluar.

Përdorimi: Për të gjitha rastet e mësipërme Vaji i Linit përdoret duke pirë në mëngjes esëll dy lugë kafeje. Nëse kjo mënyrë nuk është e mundur, mund të përdoret duke e hedhur në sallatë, në pjatën e gjellës (të vakët ose të ftohtë), ose duke e përzier me pak djath pa yndyrë, me gjizë pa kripë, salcë kosi, kos, etj., në çdo orë të ditës, gjat ushqimit. Nuk duhet përdorur për gatime të nxehta, sepse i humbet të gjitha cilësitë kurative.
Kush mund ta përdori: Përdoret gjithë jetën, që nga fëmijët me moshë dy vjeç deri në të moshuarit mbi 100 vjeç.
Kohëzgjatja e përdorimit: Përdorimi minimal është tre muaj. Për të ruajtur shëndetin është mirë që Vaji i Linit të jetë pjesë e ushqimit për këdo, gjithë jetën. Pa Omega-3, askush nuk mund të jetë vërtet i shëndetshëm. Kushton më pak se një kafe në ditë...
Nuk ka sinjalizime për veprime anësore. Sidoqoftë nuk duhen tejkaluar dozat e rekomanduara në këtë shkrim.

Përdorimi i Vajit të Linit për të kuruar Aknet (puçrat në fytyrë):

Acidet yndyrore esenciale Omega-3 ndihmojnë për të kontrolluar prodhimin e androgjeneve, të cilët shkaktojnë prodhimin e sebos.
- përmirësojnë pamjen e lëkurës.
- pakësojnë puçrat.
- pakësojnë skuqjen dhe infiamacionin.
- në disa raste shërimi nga puçrat është i plotë.

Doza kuruese e vajit kudër puçrave: Pihet një lugë gjelle në ditë.

Përdorimi i Vajit të Linit për Flokët:

Vaji i Linit është ushqyes i fuqishëm për flokët.
Shërben për t’iu dhënë forcë, volum dhe shkëlqim flokëve të thatë e me fibra të prishura.

Përdorimi Nr. 1: Duke pirë dy lugë kafeje në ditë, forcimi i organizmit në tërësi ndihmon për të forcuar edhe flokët.
Përdorimi Nr. 2: E lyejmë lëkurën e kokës në darkë, para gjumit, duke e masazhuar me delikatesë. Në mëngjes bëjmë një larje të lehtë me shampo neutrale. Nëse në darkë lyejmë me vaj vetëm majat e flokëve, në mëgjes nuk është nevoja për larje të tyre. Vaji thithet plotësisht dhe nuk lë asnjë gjurmë.

Mënyra e ruajtjes së Vajit të Linit:
Prania e nxehtësisë, e dritës dhe e ajrit i shkatërrojnë shpejt cilësitë kuruese të Vajit të Linit.
Nëse nuk ruhet me kujdes, cilësitë e Vajit të Linit shkatërrohen brenda pak ditësh nga prodhimi. Vaji i Linit ambalazhohet detyrimisht në enë qelqi me ngjyrë të errët, mbyllet hermetikisht dhe ruhet në frigorifer (jo te vendi i ngrirjes). Freskia e Vajit të Linit është garanci për cilësinë e tij. Shikoni me kujdes datën e prodhimit. Tre muaj pas prodhimit të tij, Vaji Natyral i Linit nuk shërben më për shëndetin tuaj.

Most active user:

Small_thumb_203184_100001857987377_743227959_n
Natka
mk de
0 dislikes 4 contacts 20 created
Small_thumb_203184_100001857987377_743227959_n

latest followers

Who's online to talk with

There are no users available.